Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masë paraburgimi për një muaj 23 policëve të akuzuar për ryshfet, ndërsa njërit prej tyre i është caktuar arrest shtëpiak.
Ky grup i zyrtarëve policorë u ndaluan dy ditë më parë, pas një hetimi që kishte bërë Inspektorati Policor i Kosovës dhe kishte zbuluar se ishin përfshirë në marrje të ryshfetit gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.
Masën e caktuar të paraburgimit për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe gjyqtarja e rastit Rraima Elezi. Ajo, tha për gazetametro.net, se këta 24 persona ishin nga grupi i 59 personave të arrestuar dy ditë më parë.
Në seancën e parë të mbajtur sot paradite, Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar të pandehurve me inicialet, N.A nga fshati Lubiqevë- Prizren, M.S- Dragash, B.B nga fshati Shkozë i Malishevës, D.B, Prizren, nga një muaj paraburgim, transmeton gazeametro.net.
Ndërsa seanca e radhës ka filluar më vonë dhe ka përfunduar në orët e mbrëmjes, me 20 të pandehur me inicialet: Sh. D. –Kamenicë , S. V.-Prishtinë, A. RR. – Prishtinë, M. B. – Budakovë, I. D. –Lipjan, I. A. –Vushtrri, A. E.-Krojkov,B. Z.-Lladroc,Q. B. – Zhabari i Ulët, A. G. – Lluzhan, A. RR. – Llaush, S. N. – Prishtinë, Sh. G.nga Bardh i Madh, Sh. Z. – Keqekov, A. K. – Fushë Kosovë, L. G. – Llapushnik, Sh. Z. – Prishtinë, N.Z. – Malishevë, N. R. – Vushtrri.
Gjykata ka lajmëruar se të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik i Malishevës, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak ne kohëzgjatje prej një muaji./gazetametro.net