Loading…

Para ndeshjes me Ballkanin, Sivasspor turpërohet në shtëpi nga vendi i fundit në Turqi

  • 02/10/2022 | 21:56

Para ndeshjes me Ballkanin, Sivasspor turpërohet në shtëpi nga vendi i fundit në Turqi

Skuadra e Sivasspor nuk është aspak në formë të mirë në Superligën e Turqisë. Kjo u vërtetua edhe sot në ndeshjen ndaj Hatayspor, ku pësoi disfatë me rezultat 1-2, transmeton Gazeta Metro.


Hatayspor deri para kësaj ndeshje nuk kishte asnjë fitore në gjashtë ndeshje dhe ishte në pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë.

Por, sot si mysafir i Sivasspor ‘ia bëri sefte’ duke triumfuar me golat e shënuar nga Ayoub El Kaabi (14′) dhe Bertug Yildrim (20′). Për vendasit golin e vetëm e shënoi në minutën e 23’të sulmuesi, Erdogan Yesilyurt.

Sivasspor po kalon momente të vështira këtë edicion, pasi është në vendin e 17’të me vetëm katër pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje.

Ndërsa, ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Ballkanit të enjten në kuadër të Conference League me fillim nga ora 18:45. /gazetametro.net

Gripshi u zëvendësua në pjesën e parë ndaj Gjilanit, mësohet nëse është i gatshëm për Sivasspor

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë