Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka fituar në raundin e parë të shtunën kundër boksierit serb, Jovan Zdelar, transmeton Gazeta Metro.
Bakaj është i njohur për goditjet e fuqishme dhe këtë e vërtetoi edhe të shtunën në Gjermani.
Ai pas disa goditjeve të një pas njëshme triumfoi me nokaut, ku shënoi edhe fitoren e tetë radhazi me nokaut.
Vlen të theksohet se para takimit 38-vjeçari kishte ironizuar me boksierin serb duke i dhuruar trëndafila.
Ky ishte meçi i fundit i Roberto Bakajt për vitin 2022.
Ndërsa, pas fitores ai ka folur për emisionin ‘Minuta e Fundit’ në Klan Kosova derisa është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore./gazetametro.net