Loading…

Para dy dite tha se e kërcënoi Sami Lushtaku, sot avokati thotë se u plagos nga tre persona

  • 14/04/2020 | 16:58

Para dy dite tha se e kërcënoi Sami Lushtaku, sot avokati thotë se u plagos nga tre persona

Avokati Gazmend Halilaj i cili është i njohur për publikun në rastin e keqtrajtimit seksual të vajzës së mitur në Drenas, ku ishte arrestuar nga policia bashkë me disa të tjerë, sot po thotë se është plagosur, shkruan Gazeta Metro.


Halilaj po thotë se është plagosur nga tre persona para shtëpisë, ai thotë se ata ishin me një veturë me targa të huaja.

Por, ai njihet për konfrontimet e tij me politikanët e Kosovës dhe deklaratat e tij përkrahëse në rrjetet sociale.

Avokati Halilaj, dy ditë më parë i kishte reaguar, Sami Lushtakut për ndihmat e shpërndara në Komunën e Skenderajt në emër të PDK-së.

Ai i tha Sami Lushtaku se ndihmat që i dha ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK’në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar.

Por ky reagim i tij në Facebook ngjalli debat, ai po atë natë tha se Sami Lushtaku e ka telefonuar dhe i ka thënë se është nisur për tek ai

“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nis në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj para dy dite në Facebook duke ia kthyer përgjigjen ati me ‘Hajde’ dhe duke e quajtur Lushtakun vetëm si një leck.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë