Stresi ka treguar sot një foto të përgjakur të Biiemtii i cili është mik i Cllevios që pati sherr me Noizyn.
Reperi Stresi ka postuar një foto të reperit Biiemtiim në të cilën ai shihet totalisht i përgjakur.
I tërë ky konflikt kishte ndodhur kur Cllevios ishte përleshur me Noizyn. E një ndër miqtë e Cllevios është edhe Biiemtii i cili kishte nisur një sherr me Stresin.
Ai kishte postuar një video në TikTok ku e kishte shajtur Stresin.
“Familja është e shtrenjtë mos ia shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar ndër të tjera Stresi me një postim të Biimtiit në Insta Story në Instagram.
Nuk dihet a është vetë Stresi që është involvuar në këtë sherr apo ndonjë mik i tij. Kjo mbetet të zbulohet nga Policia Shqiptare.