Loading…

Papunësia në Zvicër shënon rritje gjatë janarit

  • 09/02/2017 | 16:21

Papunësia në Zvicër shënon rritje gjatë janarit

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar ngritje gjatë muajit janar të këtij viti. Ajo është ngjitur në 3.7 për qind, ose thënë ndryshe, në fund të janarit në Zvicër kanë qenë të paraqitur në entet për ndërmjetësim të punës 164 mijë e 466 persona.


Në krahasim me janarin e një viti më parë rritja është për 822 persona ose plus 0.5 përqind, njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO).

Ndërsa në krahasim me muajin paraprak, dhjetorin e vitit 2016, në fund të janarit të sivjetmë ka pasur një ngritje nga 3.5% sa ishte në 3.7% të papunë gjithsej, transmeton albinfo.ch.

Kjo përqindje është më e larta që është regjistruar që nga viti 2010. Sipas njohësve të problematikës, moti i ftohtë që la mbretëruar gjatë janarit të këtij viti ka ndikuar në masë të madhe për rritjen e përqindjes në fjalë.

Nga ana tjetër, papunësia e të rinjve, e cila zakonisht është më e lartë se ajo e përgjithshmja, gjatë janarit ka shënuar një rritje prej 566 vetash duke mbërritur në 19782 të rinj të regjistruar në entet e punës. Por në krahasim me janarin e vitit të kaluar, këtu kemi të bëjmë me një ulje prej 1398 personash.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë