Loading…

Papa Leoni XIV diagnostifikohet me kancer në mushëri, e zbuloi në një kontrollë rutinë

  • 13/10/2026 | 23:07

Papa Leoni XIV diagnostifikohet me kancer në mushëri, e zbuloi në një kontrollë rutinë

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërive, një formë e kancerit të mushkërive, pasi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, ka bërë të ditur Vatikani në një buletin mjekësor.


71-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale 90-minutëshe të martën, në spitalin Gemelli në Romë. Pas operacionit, gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

“Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij në katin e 10-të”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Lajmi vjen pasi një masë në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve që Vatikani i ka cilësuar si “kontrolle rutinë”.

Më herët, turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur para spitalit për ta përshëndetur Papën, me disa prej tyre që kishin pritur për disa orë. Ata i drejtuan përshëndetje dhe urime për shërim, ndërsa Papa ua ktheu me dorë dhe buzëqeshje nga dritarja e pasme e makinës së tij, e cila ishte e ulur.

Në hyrje të spitalit, ai u prit nga personeli mjekësor. Njëri prej tyre i shprehu keqardhje, ndërsa Papa reagoi me një buzëqeshje dhe ngritje të shpatullave. “Jemi këtu për ju”, i thanë atij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë