Loading…

Papa Leo testoi Ferrarin e parë elektrik

  • 27/05/2026 | 23:35

Papa Leo testoi Ferrarin e parë elektrik

Ferrari prezantoi makinën e saj të parë plotësisht elektrike “Ferrari Luce”, për Papa Leon XIV gjatë një takimi në Castel Gandolfo më 26 maj.


Në takim morën pjesë presidenti i Ferrarit, John Elkann, si dhe drejtues të lartë dhe teknikë të kompanisë. Papa inspektoi automjetin nga afër, u ul në sediljen e shoferit dhe dëgjoi shpjegimet e pilotit testues të Ferrarit, Raffaele De Simone, mbi kontrollet dhe mënyrat e drejtimit të makinës.

Pamjet e publikuara nga Vatikani tregojnë Papën duke mbajtur në dorë timonin e Ferrarit dhe duke pozuar me inxhinierët dhe stafin teknik të kompanisë. Gjatë takimit, Elkann i dhuroi Atit të Shenjtë timonin e automjetit si simbolikë e prezantimit.

Sipas Ferrarit, modeli “Luce” përdor katër motorë elektrikë, nga një për secilën rrotë, dhe prodhon deri në 1,040 kuaj fuqi. Supermakina ka autonomi deri në 530 kilometra dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2.5 sekonda. Modeli është zhvilluar në bashkëpunim me LoveFrom, studioja krijuese e themeluar nga ish-dizajneri i Apple, Jony Ive.

Ferrari pritet ta nxjerrë “Luce” në treg me një çmim rreth 550 mijë euro, duke shënuar hyrjen zyrtare të markës italiane në segmentin e supermakinave elektrike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë