Loading…

Papa i lan këmbët shqiptarit (Video)

  • 14/04/2017 | 17:43

Papa i lan këmbët shqiptarit (Video)

Ashtu siç është tradita, Papa Françesku kreu ritualin e hershëm të Javës së Shenjtë, larjen e këmbëve që paraardhësit e tij e kishin kufizuar vetëm tek meshkujt katolikë.


Ai zgjodhi të vizitonte burgun e vendosur në fortesën e shekullit të XVI në Paliano, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias. Françesku mbajti një meshë përpara rreth 70 të burgosurve atje. Pjesë e shërbesës ishte dhe larja e puthja e këmbës së djathtë të 12 të dënuarve, gjest ky që kremton përulësinë e treguar nga Jezu Krishti ndaj 12 apostujve të tij natën përpara se të vdiste në kryq.

Vatikani sqaroi se 3 prej këtyre personave ishin gra. Një prej të dënuarve ishte shqiptar, 10 të tjerë italianë dhe i fundit, një argjentinas nga vendlindja e Papës, i cili i pati dërguar dhe një letër Atit të Shenjtë.

Dy prej këtyre njerëzve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet të lirohen ndërmjet 2019-s dhe 2073-shit. Burgu i sigurise së lartë i është  rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta.

Papa Françesku i ka dënuar me forcë grupe të tilla, pjesëtarët e të cilëve i konsideron adhurues të Djallit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë