Loading…

Papa Françesku puthi dorën hebrejes që i mbijetoi Auschwitz dhe torturave të ‘Engjëllit të Vdekjes’ Joseph Mengele

  • 26/05/2021 | 17:51

Papa Françesku puthi dorën hebrejes që i mbijetoi Auschwitz dhe torturave të ‘Engjëllit të Vdekjes’ Joseph Mengele

Papa Fraçesku sot gjatë audiencës me besimtarë puthi tatuazhin që nazistët i vunë e gruas që si vajzë 3 vjeç ishte burgosur në kampin e përqendrimit nazist Auschwitz-Birkenau, transmeton Gazeta Metro.


Papa Françesku me kujdes e dëgjoi tregimin e priftit polak që ishte në përcjellje të gruas hebreje. Ajo, përvjelë mangën dhe i tregoi papës tatuazhin me numrin 70072 të cilin nazistët ja vendosën në dorën e majtë. Papa Françesku u përkul dhe e puthi tatuazhin, ajo pastaj e përqafoi.

Gruaja i tha Vatican News se ajo nuk e kishte ndërruar asnjë fjalë me papën por tha se u kuptuan me shikim.

Ludmila Bocarova  e lindur në Bjellorusi ishte dërguar bashkë me familjen në Auschwitz në vitin 1943 dhe i ishte nënshtruar eksperimenteve të nazistit famëkeq Joseph Mengele, i quajtur Engjëlli i Vdekjes.

Ajo pas çlirimit ishte adoptuar nga një familje polake në Krakov pasi gabimisht ishte menduar se e gjithë familja kishte vdekur. Nëna e saj kishte mbijetuar po ashtu, por kjo ishte kuptuar 15 vite pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë vrarë rreth 6 milionë hebrenj në Europë, shumicën duke i vrarë me gaz në kampe përqendrimi dhe i djegur në furra.

Papa Françesku ka nderuar personat që i mbijetuan Holokaustit, duke vizituar qendrën përkujtimore në Izrael në vitin 2014’të. Ai ka vizituar Auschwitz në vitin 2016’të./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë