Loading…

Papa Francesku kërkon nga krishterët të agjërojnë për këtë arsye

  • 30/08/2021 | 16:58

Papa Francesku kërkon nga krishterët të agjërojnë për këtë arsye

Papë Françesku të dielen iu ka bërë thirrje të krishterëve të botës që të luten dhe të agjërojnë për t’i kërkuar Zotit që të sjellë paqe dhe bashkëjetesë në Afganistan.


Duke folur para pelegrinëve dhe turistëve në Sheshin e Shën Pjetrit për bekimin e tij të përjavshëm, Papa tha që po ndiqte ngjarjet në Afganistan me “shqetësim të madh” dhe po ndjente dhimbjen e atyre që rënkonin për të vdekurit e sulmit vetëvrasës në ajroportin e Kabullit të enjten.

Ai po ashtu tha se ndihej i afërt “me ata që kërkonin ndihmë dhe mbrojtje”, raporton Reuters.

“Ju kërkoj të gjithëve që të vazhdojmë të ndihmojmë ata në nevojë dhe të lutemi që dialogu dhe solidariteti të sjellin paqe dhe bashkekzistencë vëllazërore që ofron shpresë dhe të ardhme për vendin,” tha ai.

“Si të krishterë, kjo situatë kërkon angazhimin tonë. Dhe për shkak të kësaj, apeloj te të gjithë që t’i rrisin lutjet dhe të agjërojnë. Tash është koha për ta bërë.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë