Loading…

Pantina përmirëson veten, partia e re formohet shumë shpejt

  • 26/04/2018 | 21:52

Pantina përmirëson veten, partia e re formohet shumë shpejt

Deputetja e GPD-së Shqipe Pantina sot si e ftuar në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel deklaroi se partia e re nga ky grup parlamentar do të formohet në janar, por ajo saqroi se ishte vetëm një lapsus i saj.


Por Pantina më vonë përmes një deklarimi për televizionin ka theksuar se gabimisht e ka thënë këtë gjë, për shkak se partia do të formohet muajin e ardhshëm.

“Pasi pash publikimet në portale e kuptova se gjatë intervistës sime në Fakt Plus në Tribuna Channel kam thënë gabimisht muaji janar në vend të muajit maj. Pra ne besojmë se gjatë muajit maj do dalim me subjekt të ri” ka deklaruar Pantina.

Pantina  ka deklaruar në Fakt Plus të Tribuna Channel gjithashtu  se beson shumë që Shpend Ahmeti do t’i bashkohet këtij grupi parlamentar, kur të formojnë partinë e tyre.

Deputetja Pantina ka folur në këtë emision edhe  rreth opsioneve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka deklaruar se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar këtë Qeveri. Pantina ka theksuar se pa i pasur shumicën e votave shqiptare për rrëzimin e Qeverisë, Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do ta votojë një mocion të tillë.

Sipas saj nuk duhet të lejohet që Lista Serbe të bëhet faktor në Kuvend.

Ajo ka shtuar se Kosovës i duhet një konsensus nacional i të gjitha partive politike për temat e mëdha.

Duke folur për tryezën e partive politike të organizuar dje nga LDK-ja, Pantina theksoi se është e nevojshme për takime të tilla.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë