Loading…

Pantina: Arbana Xharra e ka fjalën për gratë e PDK’së

  • 07/06/2017 | 16:48

Pantina: Arbana Xharra e ka fjalën për gratë e PDK’së

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina i është përgjigjur kritikës që anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra ka bërë për gratë të cilat në fushatë po dalin si nëpër  ahengje, të veshura e shumë të grimosura.


Pantina ka thënë se janë vet gratë e PDK’së të cilat e kanë rritur standardin e jetës mbi atë të qytetarit.

Madje, Pantina ja ka përmendur edhe privilegjet qe tani i gëzon Xharra në partin e saj e që siç ka thënë të fituara përmes korrupsionit e kapjes së shtetit.

“Por si duket as ajo dhe as partia e saj nuk po kane guximin te hapin debat për temat që janë në dobi te qytetareve, në fuqizimin e rolit te gruas e në rritjen e mirëqenies sociale dhe po mundohen ta ulin nivelin e debatit ne shoqëri ne piken ku janë vetë”, ka shkruar Pantina ndër tjerash, përcjell gazetametro.net

Ajo ka ftuar Xharrën dhe PDK’në që të ballafaqohen në debate për të drejtat pronësore të grave dhe të drejtat e tjera të tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë