Banorët në disa qytete të Suedisë, përfshirë Upslan, Erebron dhe Stokholmin, kanë lajmëruar se kanë parë një shkëlqim të kaltër misterioz në qiell të hënën vonë.
Derisa shumica pyeten se çfarë kanë parë, Eric Stempels, nga Departamenti për fizikë dhe astronomi në Universitetin e Upsalës, së shpejti i bindi njerëzit se ky nuk është fundi i botës.
“Kjo është diçka shumë e vogël që nuk paraqet kurrfarë rreziku për ne”, ka thënë Semples. Topi i zjarrtë misterioz ishte në të vërtet një meteor, meteor shumë i zdritshëm i cili ka shpërthyer në atmosferën e Tokës.
“Kjo është diçka që ndodh disa herë në vit”, ka thënë Stemples.
“Për shkak se mund të ndodh gjatë ditës, kur është koha me re apo larg vendeve të banuara, këto ngjarje kryesisht nuk kanë shumë vëmendje”.
Këto trupa zakonisht digjen në lartësinë mbidetare prej 30 deri 50 kilometra, por Stemples vlerëson se ky meteor ishte jashtëzakonisht i madh dhe i është afruar sipërfaqes para se të shpërthejë në topin e zjarrtë impresiv./gazetametro.net