Loading…

Panik te partitë: Frikë për koalicione të reja

  • 16/05/2017 | 23:03

Panik te partitë: Frikë për koalicione të reja

Kur ka mbetur edhe shumë pak kohë deri te përfundimi i orarit zyrtar për zyrtarizimin e koalicioneve parazgjedhore, në PDK, VV, AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa, ka panik se mos në momentet e fundit po bëhen koalicone të reja të cilat do të lenin jashtë lojës për pushtet ndonjërën nga këto parti.


Pas zyrtarizimit të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, këta të fundit janë duke u frikuar se si kundërpërgjigje, po i vjen koalicioni i ashtuquajtur UÇK, koalicioni PDK-AAK-NISMA. Por, kjo me gjasë është vetëm panik, pasi nuk duket se ka diçka konkrete në këtë drejtim, duke u nisur nga fakti se AAK-NISMA’s, më shumë i konvenon që të pres fituesin e zgjedhjeve, dhe pastaj të jet çelësi kryesor për koalicionin paszgjedhor i cili i bën pjesë të qeverisë, shkruan gazetametro.net.

Gjithashtu, gazetametro.net, mëson se Ramush Haradinaj, është në Tiranë, dhe nuk ka fare negociata në këtë drejtim. Mediat atje, raportuan para dy orëve se Haradinaj dhe Lulzim Bashka bashkë me bashkëshortet e tyre po darkonin në kryeqytetin shqiptar.

Në anën tjetër, në AAK-NISMA, janë duke u firkuar se mos Vetëvendosje po i bashkohet koalicionit LDK-AKR-Alternativa, dhe rrjedhimisht do të ua rrezikonte gjasat për t’u bërë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Në anën tjetër edhe PDK frikën se mos AAK-NISMA, ose Vetëvendosje po i bashkohet grupimit të partive LDK-AKR-Alternativa, që do të ua bëne gjasat zero për të dalë parti e parë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ndërsa në VV, janë në nervozë të madhe ngase askush deri tani nuk ka pranuar të hyjë në koalicon parazgjedhor me ta, edhe pse partia që drejtohet nga Visar Ymeri, kishte bërë ndryshimet në KQZ, duke u shndërruar nga lëvizje në parti politike me të vetmin qëllim që të mund të bënin koalicione parazgjedhore.

Në ora 00:00 të mesnatës së sontme përfundon afati për zyrtarizimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ, dhe nga nesër pozicionimi i partive dhe grupimeve parazgjedhore për fushatë dhe sulm ndaj kundërshtarëve politik do të jetë i qartë. Deri sot kemi pasur rezerva në kritika nga partitë ndaj njëra tjetrës, me qëllimin për të lënë hapur mundësinë për koalicone. Nga nesër fillon fushata reale, edhe pse ajo zyrtare e caktuar nga KQZ, fillon pas disa ditësh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë