Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e kryeqytetit shqiptar në zonën më të populluar të saj, atë të ish-Bllokut, mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, ndërkohë që nga raportimet paraprake bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Top Channel.
Të shtënat kanë shkaktuar panik mes frekuentuesve të shumtë të jetës së orëve të vona në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Në ndërkohë, gazeta “Shekulli” ka dhënë hollësi dhe emrat e të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike.
Tre miq kanë qenë duke ngrënë darkë, Rigers Gaxha, Ervis Martinaj si dhe Laert Hasaj, shkruan gazeta.
Pas atentatit dhe shkëmbimit të zjarrit, pikërisht Laert Hasaj (mik i Ervis Martinaj) është viktima. Kurse të plagosur mbetën Ervis Martinaj (person problematik me ligjin dhe besohet njeriu që ka qenë në shënjestër të atentatit) dhe Laert Hasaj, si dhe lëndime ka marrë Redi Poposku. Që të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më të rëndë është Ervis Martinaj, që është dërguar për kurim te Spitali i Traumës në kryeqytet.