Loading…

Panik në avionin Prishtinë-Cyrih, digjet bateria e një telefoni (Foto/Video)

  • 15/06/2017 | 13:02

Panik në avionin Prishtinë-Cyrih, digjet bateria e një telefoni (Foto/Video)

Të mërkurën, pasagjerët e aeroplanit Prishtinë-Cyrih janë tmerruar derisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raporton Blick. Bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë Germania.


Aeroplani i ‘Germania Airlines’ të mërkurën është nisur me kohë për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës. Menjëherë pasi e nis fluturimin, piloti është dashur ta kthejë avionin për në Prishtinë.

Arsyeja, siç shkruan portal zviceran, blick.ch, ishte bateria e një telefoni.

Portali e citon dëshmitarin e ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.

“Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pashë tymin edhe vet”, i ka thënë Nuaj portalit Blick.

Arben Nuaj

Piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie, raporton medium zviceran.

Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryej fluturimin për në Cyrih.

Nuaj i ka thënë blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë