Loading…

Pandeli Majko rrëfen ngjarjen që ndodhi në zyren e tij: Tregon si e kërcënoi Rusia me bombë nukleare për Kosovën

  • 16/02/2022 | 21:12

Pandeli Majko rrëfen ngjarjen që ndodhi në zyren e tij: Tregon si e kërcënoi Rusia me bombë nukleare për Kosovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, të mërkurën tha se skenarët provokues të ndërtuar nga rusët dhe serbët kanë kërkuar prej kohësh dobësimin e shtetit të Kosovës, por siguroi se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të ndodhë. Ai gjithashtu tregoi për kërcënimin rus me bombë nukleare gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


I ftuar në Top Channel, ish-kryeministri Majko tha se Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjes dhe se sot mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, pasi ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj.

“Më në rrezik më duket Srpska, Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, por janë disa gjëra që nuk mund të vendosë vetë, por ka Rusinë nga mbrapa. Ne mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj. Edhe në ’99 rusët kanë qenë duke vdekur për bukën e gojës, por s’kanë qenë të tërhequr, kanë qenë aktivë, goxha presion duke filluar që nga zyra ime”, tha Majko.

Më tutje, shtoi: “Kam pritur një delegacion rus mbi gjysma e tyre erdhën me dekorata, në një moment të bisedës që u hap çështja e Kosovës e tha që Rusia ka bomba nukleare, domethënë më troç nuk mund të kërcënohet. Në një periudhë kemi qenë në presion qoftë edhe për të ndaluar bombardimet. Në kohët e presionit historia bëhet likuide, më shumë se për të bërë fajtor Kosovën, ajo në memorien e fuqive të mëdha është krijuar si precedent, që përmendet në çdo fajtor kjo nuk e vret Kosovën, por e bën edhe më të fortë. Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin”, përfundoi ish-kryeministri.

Është diskutuar shumë rreth asaj se konflikti Rusi-Ukrainë mund të ndikojë në dhezjen e konflikteve të ngrira në Ballkan, sidomos në Bosnje dhe Kosovë, por për momentin duket se situata nuk do të përshkallëzojë edhe më tej, pas tërheqjes së disa trupave ruse nga afërsia e Ukrainës. /gazetametro.net

VIDEO KËTU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë