Loading…

Panairi i super veturave luksoze në Shangai (Foto/Video)

  • 21/04/2017 | 16:14

Panairi i super veturave luksoze në Shangai (Foto/Video)

Panairi i veturave në Shangai ka tërhequr me mijëra vizitorë, një pjesë thjeshtë kureshtarë të interesuar për t’u ulur në vendin e shoferit të automjeteve më të fundit të prodhuesve të mëdhenj. Krijimet e tyre i kanë prezantuar një sërë  firmash të njohura si Porsche, Honda, Ford e Ferrari.


“Zakonisht nuk e kam mundësinë që të prek vetura të tilla, ama ne sot jo vetëm mund të afrohemi, por edhe të ulemi në to e të vendosim duart në timon. Ndjesia është e jashtëzakonshme”, thotë vizitori Xu Juan.

“Mua më duket se firmat kineze të automjeteve synojnë një cilësi të lartë në zhvillimin e tyre. Më duket se po përmirësohen gjithmonë e më shumë dhe kjo më bën mjaft përshtypje”, thotë Jing Jiawei, një tjetër vizitor.

Prodhuesit e veturave në Kinë po përpiqen të zhvillojnë të ashtuquajturat automjeteve të reja të cilat furnizohen pjesërisht, apo plotësisht me energji elektrike, duke paraprirë kështu rregullat e reja që pritet të implementohen nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Disa prej vizitorëve megjithatë thonë se i mbeten besnikë makinave tradicionale. Panairi do të qëndrojë i hapur deri në fund të muajit prill.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë