Në SHBA hapet Panairi i 109 i veturave, takimi më i madh i adhuruesve të automobilave në Amerikën Veriore i cili është themeluar në vitin 1901.
Vizitorët, në mes tjerash, do të mund të shohin edhe veturat me motor elektrik dhe automobilat me të ashtuquajtur autopilot.
Përveç kësaj, do të prezantohen edhe modelet luksoze të automobilave.
Vëmendjen më të madhe e tërheqin Dodge Durango SRT, Ford Expedition Hyundai Elartra GT, Subaru Legacy, Volkswagen Atlas modelet për vitin 2018, pastaj modelet Infiniti Q50, Infiniti QX80, Mitsubishi Outlander, Nissan Altima, Nissan Murano, Ram 1500 Copper dhe seria e Chevrolet Redline.
Panairi do të jetë i hapur deri më shkurt, dhe pritet që do ta vizitojnë disa milionë njerëz./gazetametro.net