Loading…

Panairi Dimëror në Prishtinë synon fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla

  • 16/12/2016 | 17:07

Panairi Dimëror në Prishtinë synon fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla

Është hapur Panairi Dimëror në Prishtinë, i organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARDA).


 Ky panar ka për qëllim të promovoi sa më shumë produktet vendore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtij viti janë organizuar shumë panaire, duke vlerësuar shumë pozitivisht faktin që ndërmarrjet vendore po prodhojnë produkte kualitative.

“Këto produkte kanë nevojë për promovim dhe për hapësira tregtare gjë të cilën ne po mundohemi së bashku ta krijojmë përmes panaireve. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë promotor i zhvillimit ekonomik. Bizneset familjare dhe startup-et janë gjithashtu shumë të rëndësishme në kontekstin e zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Bajrami.

Ministrja Bajrami, theksoi se tashmë është krijuar një ambient i favorshëm dhe se janë krijuar politika fiskale të cilat janë në favor të prodhimeve vendore në krahasim me ato të kaluara.

“Gjatë këtij mandati, ne kemi punuar shumë në përmirësimin e legjislacionit, eliminimin e burokracisë së tepërt, kemi bërë investime në infrastrukturë fizike, lehtësim në qasje në financa përmes Fondit për Garanci Kreditore ku deri tani më janë lëshuar 63 kredi”, ka thënë Bajrami.

Kjo ministri siç thekson Bajrami, gjatë vitit 2016, ka financuar pjesëmarrjen e 190 ndërmarrjeve në 17 panaire të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare ku janë ekspozuar 780 produkte dhe kanë arritur të lidhen 32 kontrata për eksport të produkteve kosovare, ndërsa mbi 90 kontrata janë duke u negociuar në mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë