Loading…

Pamjet që shokuan opinionin në Serbi: Nëna rrah brutalisht fëmijët, arsyeja banal

  • 24/11/2021 | 15:13

Pamjet që shokuan opinionin në Serbi: Nëna rrah brutalisht fëmijët, arsyeja banal

A.S, 32-vjeç nga Leskovci i Serbisë, mbeti i shtangur kur një muaj më parë pa filmimet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij, ku gruaja e tij 29-vjeçe, rrah brutalisht djalin e tyre katërvjeçar dhe vajzën gjashtëvjeçare.


Në videon e publikuar më poshtë, shihet qartë sesi gruaja me inicialet A.S, fillimisht i bërtet vogëlushit e më pas fillon ta shqelmoj e grushtoj – duke e goditur në kokë dhe e përplas për muri.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo më pas i vërsulet vajzës të cilën vazhdimisht e shanë dhe fyen me fjalët më të rënda, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nuk dihet nëse “terrori” mbi fëmijët përfundon aty, pasi gruaja largohet nga dhoma. Ajo çfarë tmerroi më shumë opinionin, ishte se gjithçka ndodhi vetëm pse fëmijët ia kishin prishur gjumin të ëmës.

Mediat në Serbi raportojnë se gjykata ka filluar procesin gjyqësor ndaj gruas së dhunshme, kur fëmijët kanë mbetur me babanë me urdhër të gjykatës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë