Loading…

Pamjet e reja tregojnë se Di Maria e pështyu Alvaro Gonzalezin

  • 16/09/2020 | 11:38

Pamjet e reja tregojnë se Di Maria e pështyu Alvaro Gonzalezin

Derbi klasik francez ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille që u zhvillua në fundjavën që lamë pas, u shoqërua me momente të shumta kundërthënëse.


Në sfidën në Parc de Princes, të cilën e fitoi skuadra mysafire, gjithçka kulmoi në minutat e fundit kur lojtarët u përfshinë në një përleshje fizike.

Me këtë rast, gjyqtari përjashtoi nga fusha pesë lojtarë, në mesin e tyre edhe Neymarin, pasi braziliani e kishte shfrytëzuar tollovinë për ta goditur prapa koke Alvaro Gonzalezin, me të cilin kishte pasur fërkime gjatë gjithë ndeshjes.

Mirëpo, mbrojtësi spanjoll duket të ketë qenë ‘viktimë’ edhe e Angel Di Marias dhe këtë e kanë treguar xhirimet e reja që janë publikuar në mediat sportive.

Në një publikim nga Telefoot, anësori argjentinas shihet duke e pështyrë Alvaron, ashtu që edhe ai mund të suspendohet për disa ndeshje, në rast se Federata Franceze dhe Ligue 1 nisin hetim për rastin

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë