Loading…

Pamje të tmerrshme pas tërmetit: Në rrugët e Durrësit shihen disa vetura të zëna nga betoni

  • 26/11/2019 | 15:25

Pamje të tmerrshme pas tërmetit: Në rrugët e Durrësit shihen disa vetura të zëna nga betoni

Deri tani zyrtarisht 15 persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Gazeta Metro.


Ndërkaq, qyteti i Durrësit është ai që ka shënuar më shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Një tërmet 6.4 ballësh, pasuar edhe nga disa të tjera mjaftë të fuqishme, ka goditur Shqipërinë, teksa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Qyteti i Durrësit është ai që ka shënuar viktima, ku deri tani raportohet për rreth 4 të vdekur vetëm në këtë qytet.

Ndërkaq, tërmeti ka lënë edhe dëme të mëdha materiale, ku disa pamje tregojnë gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhen rrugët e këtij qyteti bregdetar.

Një video që ka siguruar Metro, shihet se si janë shkatërruar disa vetura, në rrugët e qytetit të Durrësit.

Më poshtë keni pamjet e tmerrshme nga ky qytet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë