Loading…

PAMJE të rënda nga momenti i rrahjes mbrëmë në ‘Beer Fest’

  • 26/07/2019 | 08:43

PAMJE të rënda nga momenti i rrahjes mbrëmë në  ‘Beer Fest’

Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe 6 janë arrestuar, pas një përleshje që ka ndodhur mbrëmë, gjatë ngjarje ‘Beer Fest’ që po mbahet në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30, në Pallatin e Rinië.

“Rreth 22:30 kemi pranuar informatë për përleshje mes disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në eventin që po mbahet në atë zonë. Dy persona janë lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka shtuar se me këtë rast janë arrestuar 6 persona, ndërsa policia po merret me rastin. Më poshtë ju sjellim një video nga vendi i ngjarjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë