Loading…

Pamje të rënda: Momenti i përplasjes së motoçikletës me veturën (Video)

  • 12/07/2017 | 10:35

Pamje të rënda: Momenti i përplasjes së motoçikletës me veturën (Video)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është regjistruar në orët e mbrëmjes së të martës në Mat të Shqipëris.


Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.50 në fshatin Suç, ku shtetasi M.Ll, duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip “Zetor”, me drejtues shtetasin P.Gj, rreth 49 vjeç, banues në fshatin Suç, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit, shtetasi M.Ll, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Suç.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Zetor’, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ndërkohë në emisionin “Ekopolitikë” është publikuar një video, nga një aksident me motor në Peqin. Në video duket parakalimi i gabuar i motorit, i cili më pas është aksidentuar.

Siç duket në video, drejtuesi i motorit pasi ka hyrë në parakalim është përplasur me një automjet që po i vinte përballë.

Fatkeqësisht drejtuesi i motorit ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur para dy javësh, ndërsa videoja u publikua ekskluzivisht në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë