Loading…

Pamje të reja tmerruese të rrahjes brutale të Ziadin Selës (Foto)

  • 26/05/2017 | 11:11

Pamje të reja tmerruese të rrahjes brutale të Ziadin Selës (Foto)

Janë publikuar pamje të reja të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela nga huliganë dhe terroristë maqedonas natën e 27 prillit në Kuvend.


Nga këto pamje shihet se Sela i gjakosur, që nuk e mbajnë as këmbët tërhiqet zvarrë nga huliganët.

Edhe në këtë gjendje të rëndë, shihet një huligan i cili dëshiron që ta sulmojë ende, dhe një tjetër që me gjasë ka frikën se mos deputeti po u vdes në dorë, dhe e tërheq për krahu sulmuesin.

Sela pësoi rëndë në natën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit, shqiptari, Talat Xhaferi.

Tani, në fund presidenti maqedonas u detyrua të ja jap mandatin për kryeministër Zoran Zaevit, i cili do të formojë një qeveri me partitë politike shqiptare, ku bën pjesë edhe partia e Selës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë