Loading…

Pamje të reja: Kjo është video që tregon se si u grabit banka në Suharekë, nga hajnat e armatosur

  • 15/12/2019 | 16:47

Pamje të reja: Kjo është video që tregon se si u grabit banka në Suharekë, nga hajnat e armatosur

Herët në mëngjesin e sotëm, katër persona të maskuar kanë përdorur eksploziv për ta plaçkitur filialin e bankës TEB në Suharekë, transmeton Gazeta Metro.


Kanë dalur pamje të reja, se si është grabitur filiali i bankës TEB në qytetin e Suharekës, nga katër persona të maskuar.

Grabitës kanë përdorur mjete shpërthyese, eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, në rrugën ‘Brigada 123’, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa personat që e kanë sulmuar bankën janë larguar në drejtim të panjohur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë