Loading…

Pamje të reja: Çastet e para pas përplasjes së kamionit në Gjilan |VIDEO

  • 08/03/2019 | 12:05

Pamje të reja: Çastet e para pas përplasjes së kamionit në Gjilan |VIDEO

Dje pasdite në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku ku shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur gjithçka që i ka dalë përpara.


Për pasojë një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka konfirmuar se 11 veta janë të shtrirë në këtë spital dhe se janë duke u bërë ekzaminimet e fundit që tyre ku dhe pritet që disa të lëshohen për në shtëpi.

Nga QKUK, zëdhënësi Shpend Fazliu ka konfirmuar se janë duke u trajtuar tre veta të aksidentuar dje.

Ndërkohë shikues të Klan Kosova kanë dërguar pamje të reja të momenteve të para menjëherë pas përplasjes së kamionit për objekteve anësore.

Këto janë pamjet:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë