Një person ka vdekur në Prishtinë pasi ka rënë nga hapësira e ashensorit në ndërtesën 40 katëshe, shkruan Gazeta Metro.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 tek ndërtesa në rrugën ‘Robert Doll’, menjëherë pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe ekipet mjekësore ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Lajmin për Gazeta Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga nje ndertese ne rrugen “Robert Doll” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekesor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimes( mashkull). Per rastin jane njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmetaj për Metron.
Metro do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti./gazetametro.net