Loading…

Pamje nga strehimi i kosovarëve në kampet e KFOR’it të Emirateve të Bashkuara gjatë vitit 1999

  • 29/07/2019 | 21:04

Pamje nga strehimi i kosovarëve në kampet e KFOR’it të Emirateve të Bashkuara gjatë vitit 1999

Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë pjesë e NATO’s gjatë vitit 1999, dhe po atë vit, filluan misionin e tyre të parë në Europë, që ishte në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


20 vite me parë, mijëra refugjatë, shumica viktima të përdhunimi e rrahjeve, gjetën strehim e mikëpritje në një kamp që të ndërtuar nga Emiratet e Bashkuara afër kufirit me Shqipërinë.

Gjendja e kosovarëve që vuajtën shumë gjatë luftës me Serbinë, ishte e panjohur por ushtarët. Por misioni i tyre ishte i qartë – të siguronte paqën e brishtë që erdhi në Kosovë pas luftës që u bë.

Mediat e huaja vazhdimisht transmetonin gjendjen e rëndë të popullit të Kosovës gjatë regjimit serb, gjë që shtyu edhe Presidentin Arab, Sheikh Zayed, që të vendosë t’i dalë në ndihmë vendit.

Një prej ushtarëve që atë kohë ndihmoi në fshatrat afër Prishtinës, e kujton mirë situatën në të cilën ndodhej vendi.

“Askush nuk ecte nëpër rrugë. Pritëm shumë dhe më pas pam një njeri që doli dhe sha ‘Faleminderit Zot, erdhi dikush të na ndihmojë’. Në atë moment, njerëzit filluan të dalin nga shtëpitë e tyre”, thotë ai.

Kujtojmë se nga  marsi i vitit 1999 deri në qershor të të njëjtit vit NATO’ja me sulme ajrore kishte ndërhyrë në Kosovë, duke pasur cak disa zona dhe baza të ushtrisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, për ta ndaluar dhunën ndaj popullatës civile kosovare dhe spastrimin etnik të tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë