Banorët e lagjes Dardania në Prishtinë u kanë dhënë mbështetje morale duke duartrokitur nga ballkonet e banesave për mjekët, policët e infermierët.
Në pamjet e dërguara nga banorët e kësaj lagje nga duartrokitjet dëgjohet se numri i banorëve që i’u bashkuan kësaj iniciative është i madh, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se numri i të infektuarve ka arritur në nëntë dhe se kërkohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës të shmangin sa më shumë daljet jashtë kështu duke u kujdesur për vetën dhe të tjerët.
Ndërsa tashme falënderimi ndaj ekipeve që janë në vijën e parë të ‘frontit’ janë bërë e zakonshme, qytetaret kështu kanë vepruar edhe në Itali dhe Shqipëri.