Loading…

Pamje nga burgu ku vdiq Astrit Dehari (Video)

  • 10/11/2016 | 20:35

Pamje nga burgu ku vdiq Astrit Dehari (Video)

Ende nuk është bërë e qartë se si vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, të shtunën e kaluar me pesë nëntor.

Ai ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren dhe Klan Kosova ka siguruar pamje të kësaj qendre. Mirëpo këto të paraqitura nga Klan Kosova sipas kohës së shënuar në video, janë të paradites, pra të xhiruara pak para orës 10:00, ndërsa vdekja e Astritit ka ndodhur pasdite.

Megjithatë, këto pamje mund të cilësohen si të rëndësishme, për faktin që tregojnë se xhirimet e konfiskuara nga policia mund të dëshmojnë nëse dikush ka hyrë apo ka dalur nga dhoma e Astritit në kohën kur ai edhe ka vdekur, transmeton gazetametro.net.

Ajo që dihet deri më tani për vdekjen e Deharit është se shkaku ishte asfiksia, ose mbetja pa frymë.

Kjo është vetëm një pjesë e shkurtër e pamjeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.

https://www.youtube.com/watch?v=C15byQPnKMw

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë