Loading…

Pamje nga aksidenti i çuditshëm në Gjilan: Shoferi me gjithë veturë futen brenda një kioske

  • 09/01/2020 | 17:50

Pamje nga aksidenti i çuditshëm në Gjilan: Shoferi me gjithë veturë futen brenda një kioske

Një veturë mbrëmë është vet-aksidentuar në Gjilan, derisa është futur brenda një kioske, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek ky aksident, derisa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Mund ta konfirmoj që mbrëmë ka ndodhur një vet-aksident në qendër të Gjilanit. Një veturë me tabela vendore është vet-aksidentuar, derisa ka goditur dhe është futur brenda një kioske. Aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Hashani.

Tutje ai ka bërë të ditur se njësitet relevante mbrëmë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë hetime rreth vet-aksidentit.

Metro gjithashtu ka siguruar edhe videon e momentit kur vetura Opel Corsa është futur brenda kioskës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë