Real Madrid para pak çastesh ka ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të 14’të në histori të klubit pas fitores me rezultat minimal 0-1 ndaj Liverpool, transmeton Gazeta Metro.
Një super takim u zhvillua sonte në ‘Stade de France’, ku ‘Los Blancos’ edhe pse nuk ishin skuadra dominuese në fushë në fund përsëri arriti të triumfoi në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni, Marcelo ishte ai që ngriti lart trofeun më të rëndësishëm në Europë për klube për herë të pestë brenda nëntë viteve.
𝗣𝗮𝗿𝘁𝘆 𝗧𝗶𝗺𝗲 𝗶𝗻 𝗣𝗮𝗿𝗶𝘀!
Congratulations to @realmadrid on winning the 2021/21 @ChampionsLeague 🎆#beINUCL #UCL #UCLfinal #LIVRMA
Watch Now 👉 https://t.co/NRYe316lZe pic.twitter.com/uSPa1q2AlT
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) May 28, 2022
Real Madrid këtë sezon ka treguar paraqitje fantastike në garën më prestigjoze pasi që për të arritur deri në finale kishte mposhtur skuadra si PSG, Chelsea dhe Manchester City. /gazetametro.net