Loading…

PAMJE| Momenti kur policia hedh sprej ndaj gazetares së Metros dhe gazetarëve të tjerë

  • 29/11/2023 | 17:44

PAMJE| Momenti kur policia hedh sprej ndaj gazetares së Metros dhe gazetarëve të tjerë

Një tjetër video është shpërndarë nga momenti ku Policia ka hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetares së Gazetës Metro, Elmedina Ballazhi, gjatë protestës e Partisë Socialdemokrate (PSD), kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, shkruan Gazeta Metro.


Në video shihet sjellja jo profesionale e policisë të cilët hedhin gazë në drejtim të gazetares por edhe të gazetarëve të tjerë, ku gjatë këtij momenti, gazetarët thjesht po kryenin punën e tyre.

Përndryshe, me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, aktivistët e PSD-së kanë protestuar përpara hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.

Duhet theksuar se protesta e PSD’së ka eskaluar, anëtarë të PSD’së dhe Policia janë përleshur gjatë protestës, kjo pasi u hodh tymues e mjete shpërthyese.

Vizita e Trendafilovës në Kosovë po vjen pak ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar vendosi t’ua pezullojë vizitat dhe komunikimet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime lufte.

Gjyqtarja bullgare në korrik të vitit të kaluar e kishte anuluar vizitën e saj në Kosovë pas paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate./gazetametro.net

Policia aspak profesioniste në protestën e PSD’së: Hedh gaz lotsjellës dhe sprej ndaj gazetares së Metros, Elmedina Ballazhi

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë