Një pamje magjepse është publikuar sot nga bjeshkët e bukur të Kuqishtës, ku bora atje ende është e pranishme, shkruan Gazeta Metro.
Liqeni i Kuqishtës i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Leqinatit, është një liqe malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës.
Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga njerëzit e Grykës së Rugovës ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla si Liqenati me 2,341 metra dhe Guri i Kuq me 2,522 metra.
Quhet liqeni i Kuqishtës, sepse ndodhet mbi fshatin Kuqishtë.
E pikërisht sot nga atje janë publikuar disa pamje mjaft të mirë. Në faqen Welcome to Kosovo në Facebook, është publikuar një video nga Kuqishta, ku shihet se bora ende është e pranishme, derisa një person lahet aty.
KLIKONI KËTU PËR VIDEO. /gazetametro.net