Loading…

PAMJE EKSKLUZIVE: Policia duke i futur në stacion të arrestuarit në veri

  • 23/11/2018 | 11:13

PAMJE EKSKLUZIVE: Policia duke i futur në stacion të arrestuarit në veri

Katër serbë të arrestuar këtë mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, Marko Rosic, Nedeljko Spasojevic, Dragisa Markovic dhe Sasa Curcic, siç u raportua, u transferuan në një burg në pjesën jugore të qytetit Mitrovicës.


Mediat serbe kanë siguruar pamje të këtij aksioni dhe momentin kur njësiti special i Policisë së Kosovës, sjell në stacion të arrestuarit.

Ata shihen me duar të lidhura derisa futen në stacion, përcjell gazetametro.net.

Tre persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovicit dhe i katërti për pengim të punës së policisë gjatë aksionit.

Policia gjithashtu është në kërkim edhe të Milan Radojcic, numri dy për nga hierarkia i Listës Serbe dhe personi më i fortë në veri të Kosovës, i cili është përfolur gjatë edhe për aktivitete kriminale. Lidhur me aksionin ka reaguar edhe KFOR, ku ka thënë se nuk përzihet pasi policia po merret me rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, dhe është punë vetëm e policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë