Deri sa një këmbësor po kalonte rrugën në zebra, një veturë e ka goditur atë dhe duke e rrokullisur e ka përplasur në tokë, shkruan Gazeta Metro.
Në videon e postuar në rrjetin social Facebook, “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet se si disa vetura ndalen dhe i japin përparësi këmbësorit, ndërsa vetura tjetër e përplasë atë dhe e hedhë në tokë.
Në momentin e përplasjen së këmbësorit, vetura e bardhë shihet se nuk përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me veturat e tjera.
Menjëherë pas kësaj qytetarë të pranishëm mblidhen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i veturës ndalon në anën e majtë dhe del menjëherë nga vetura./gazetametro.net