Loading…

Pamje: Aeroporti Ivano-Frankivsk në Ukrainë goditet nga raketat ruse

  • 24/02/2022 | 10:11

Pamje: Aeroporti Ivano-Frankivsk në Ukrainë goditet nga raketat ruse

Aeroporti Ivano-Frankivsk dhe depot e karburantit dhe lubrifikantëve po shkatërrohen nga sistemet raketore ruse.


Siç shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Ukrainës – Ukrinform, Ministria e Brendshme e Ukrainës e njoftoi këtë në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Armiku ka sulmuar rajonet perëndimore të Ukrainës. Aeroporti Ivano-Frankivsk dhe depot e karburantit dhe lubrifikantëve po shkatërrohen nga sistemet e raketave”, citohet të ketë thënë ministria.

Dhe disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale – të raportuara edhe në disa media – thuhet se tregojnë atë që dukej të ishte një raketë që përplasej në aeroportin Ivano-Frankivsk.

Po sipas kësaj agjencie lajmesh, më herët, Drejtoria kryesore e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin Ivano-Frankivsk konfirmoi se ndërtesa e depove të karburantit dhe lubrifikantëve të aeroportit është në zjarr në Ivano-Frankivsk.

Ndryshe, në orët e para të 24 shkurtit, banorët e Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës u zgjuan nga tingujt e shpërthimeve të forta.

Shpërthimet filluan të raportohen rreth orës 05:00 pasi kreu i vendit agresor, Vladimir Putin, njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në Donbas.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë