Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer ka vizituar sot Manasatirin e Deçanit, nga ku ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të respektojë vendimin e Kushtetueses për në lidhje me Manastirin e Deçanit, shkruan Gazeta Metro.
Palmer tha se Qeveria e Kosovës dhe udhëheqësit e opozitës të luajnë një rol konstruktiv dhe të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e pronës Manastirit të Deçanit.
“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit janë thelbësore për të ardhmen demokratike dhe multietnike të Kosovës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Facebook.
Kujtojmë, Palmer sot ka vizituar Manastirin e Deçanit. Ai ka qenë në një vizitë dyditore në Kosovë së bashku me të dërguarin e BE për dialog Miroslav Lajcak. Ata mbajtën një konferencë për shtyp sot pas një serie takimesh me krerët e shtetit të Kosovës dhe zyrtarë ndërkombëtarë në Kosovë, si dhe opozitën./gazetametro.net