Loading…

Palmer, Kosnett dhe Donika Gërvalla shihen duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë

  • 02/06/2021 | 12:28

Palmer, Kosnett dhe Donika Gërvalla shihen duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla janë parë ditën e sotme së bashku në një kafene në Prishtinë. 


Demokracia.com ka siguruar fotografi të Palmer, Kosnett e Gërvallës, ku shihen duke pirë kafe bashkë.

Kujtojmë se Palmer po qëndron për vizitë dy ditore në Kosove, ku është takuar me krerët e institucioneve dhe ata të opozitës.

Pas takimeve, përmes një konference për media, Palmer ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia. Ai ka thënë se SHBA-ja është duke punuar në mënyrë aktive më ekipin e Miroslav Lajçak, në mbështetje, siç ka thënë ai, të arritjes së një marrëveshjeje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë