Loading…

Palmer i bën bashkë pozitë dhe opozitë, sot në Kuvend diskutohet rreth dialogut me Serbinë

  • 31/10/2018 | 07:37

Palmer i bën bashkë pozitë dhe opozitë, sot në Kuvend diskutohet rreth dialogut me Serbinë

Pas shumë muajve kundërshtime nga partitë në pushtet me opozitën rreth dialogut me Serbinë, më në fund sot të gjitha partitë janë zotuar se do ta zhvillojnë një debat në lidhje me dialogun mes dy vendeve.


Ky debati vjen pas disa muajve kundërshtime dhe reagime të ashpëra mes pozitës dhe opozitës, sidomos reagime pati shumë ndaj presidentit Thaçi, më saktë ndaj idesë së tij për shkëmbim territoresh dhe korigjim të kufijve me shtetin serb, njofton gazetametro.net.

Gjatë këtyre muajve partitë zhvilluan një betejë platformash, por që në mungesë të konsensusit asnjëra prej tyre nuk u miratua diçka e tillë në lidhje me dialogun.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur inkurajues faktin që në seancën e thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe pushteti, ndryshe prej herës së kaluar që e kishte bojkotuar atë. Shefi i Qeverisë e ka pranuar se vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Mathew Palmer, ka bërë që spektri politik të reflektojë karshi dialogut me Serbinë./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë