Loading…

Pallaska tregon se kush mund t’i bëjë konkurrencë Hashim Thaçit në politikë (Video)

  • 17/05/2017 | 21:38

Pallaska tregon se kush mund t’i bëjë konkurrencë Hashim Thaçit në politikë (Video)

Ngjarjet e shumta që ndodhën së fundmi në skenën politike pas rrëzimit të Qeverisë me mocion të opozitës, të ndihmuar nga Partia Demokratike, e deri me heqjen dorë të Isa Mustafës prej kandidimit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike, Dastid Pallaska i cilëson si veprime politike të menduara mirë nga kreu i LDK’së.


Avokati Dasdid Pallaska, në emisionin Komiteti, ka komentuar profitet që, sipas tij, rezultoi t’i merrte LDK pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës.

Pallaska ka komentuar veprimet politike të ndërmarra nga Mustafa, duke i quajtur ato si të duhura dhe të cilat, sipas tij, patën ndikim pozitiv në LDK. Avokati ka thënë se kryeministri në detyrë është i nënvlerësuar si politikan dhe se ai ka arritur të përshtatet mjaft mirë në disa rrethana politike. Për Pallaskën, kreut të LDK’së mund t’i bëjë konkurrencë në manovrime politike vetëm presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka folur rreth zgjedhjes së Avdullah Hotit si kandidat i LDK’së, edhe pse pas tërheqjes së Mustafës, emrat që u përmenden për nominim ishin edhe Agim Veliu, Haki Rugova e Lutfi Haziri.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë