Loading…

Pallaska: Thaçi t’i tregojë masat për gjendje të jashtëzakonshme, Kurti dështoi me refuzimin e tij vetëm pse kjo u propozua nga Presidenti

  • 18/03/2020 | 10:26

Pallaska: Thaçi t’i tregojë masat për gjendje të jashtëzakonshme, Kurti dështoi me refuzimin e tij vetëm pse kjo u propozua nga Presidenti

Avokati dhe juristi kosovar, Dastid Pallaska, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi duhet t’i tregojë masat për gjendje të jashtëzakonshme dhe se Kryeministri Kurtin nuk duhet ta refuzojë këtë vetëm pse u propozua nga ai, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pallaska ka thënë se kjo mungesë komunikimi mes tyre rrezikon shëndetin publik.

“Përkundrazi, masat dhe kufizimet që mund të vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të dizajnohen në bazë të situatës dhe/apo rrezikut të krijuar, të cilave këto masa dhe kufizime synojnë t’i përgjigjen. Kjo për shkak, se sipas Kushtetutës, masat dhe kufizimet që vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të jenë në propocion me rrezikun dhe/apo situatën e krijuar”, ka shkruar Pallaska.

Lexojeni të plotë postimin e avokatit Dastid Pallaska:

Në lidhje me një konflikt të panevojshëm kushtetues ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit që rrezikon shëndetin publik

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkupton vendosjen e një sërë masash dhe/apo kufizimesh të paracaktuara. Përkundrazi, masat dhe kufizimet që mund të vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të dizajnohen në bazë të situatës dhe/apo rrezikut të krijuar, të cilave këto masa dhe kufizime synojnë t’i përgjigjen. Kjo për shkak, se sipas Kushtetutës, masat dhe kufizimet që vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të jenë në propocion me rrezikun dhe/apo situatën e krijuar.

Mbi këtë bazë, Presidenti ka detyrim kushtetues që paraprakisht të shpalosë dhe të arsyetojë – sipas kritereve të lartpërmendura kushtetuese – masat dhe kufizimet që propozon të vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe kohëzgjatjen e propozuar të gjendjes së jashtëzakonshme.

Është e papranueshme që Presidenti të flet për mobilizim dhe përdorim të Forcës së Sigurisë brenda vendit pa treguar masat dhe kufizimet që duhen të vendosen dhe pa arsyetuar se pse këto masa dhe kufizime mund të zbatohen vetëm nga Forca e Sigurisë.

Po aq i papranueshëm është dështimi i Kryeministrit për të kërkuar përgjigje në pyetjet e dhëna më lartë dhe refuzimi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme vetëm pse propozimi është bërë nga Presidenti.

Mungesa e bashjërendimit ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me këtë çështje rrezikon seriozisht shëndetin publik.

E pabesueshme që pas tre ditë të një bashkërendimi të kënaqëshëm – së paku në dukje – të institucioneve përgjegjëse për shëndetin publik, të bëhemi dëshmitarë të një konflikti të panevojshëm ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit, i ushqyer ekskluzivisht nga nevoja e tyre për protagonizëm dhe për më shumë pushtet, qoftë edhe nëse kjo rrezikon shëndetin publik./gazetametro.net

https://www.facebook.com/dastid.pallaska/posts/10157513508573375

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë