Loading…

Pallaska i reagon ashpër Kurtit: Hakmarrje personale ndaj Ramadanit, që refuzoi të përfshihet në lojë politike

  • 28/03/2020 | 19:48

Pallaska i reagon ashpër Kurtit: Hakmarrje personale ndaj Ramadanit, që refuzoi të përfshihet në lojë politike

Juristi i njohur, Dastid Pallaska ka reaguar pas shkarkimit të sotëm që bëri kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ndaj drejtorit të Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani dhe të gjithë bordit të SHSKUK’së, shkruan Gazeta Metro.


Këtë të dytën Pallaska e ka quajtur hakmarrje të ulët personale kundër Ramadanit, i cili refuzoi të përfshihet në një lojë politike për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.

“E shkarkon një bord shtatë anëtarësh të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës vetëm për ta mbuluar hakmarrjen e ulët personale kundër Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili thjeshtë refuzoi të përfshihet në një lojë politike për mbajtjen e seancës së Kuvendit”, ka shkruar ai në Facebook.

Pallaska tutje ka theksuar se për t’i shtuar ofendim një gjëe të tillë, arsyetimi i këtij vendimi pohon se shkarkimi i bordit ishte pasojë e gjetjeve të auditorit të jashtëm për vitin e kaluar.

“Ky si duket mendon se i gjithë populli ka nivelin e intelegjencës të militantëve të tij të pashkolluar të cilët mezi mbledhin dy/tri fjalë për të formuluar një ofendim banal”, ka shtuar tutje Pallaska.

Kujtojmë se sot Qeveria në largim ka marrë vendim të shkarkojë Bordin shtatë anëtarësh të SHSKUK’së, duke dërguar anëtarin e Vetëvendosjes në krye të këtij bordi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë