Bashkimi Evropian ka përgatitur një pakoje të mbështetjes së sektorit energjetik për shtetet e Ballkanit Perëndimor me vlerë një miliardë euro, prej të cilave 500 milionë janë ndarë për nevoja emergjente, derisa pjesa tjetër e fondeve do të ndahen në kuadër të masave afatshkurtra dhe afatmesme, sipas dokumenteve të samitit të sotëm në Tiranë, transmeto Gazeta Metro.
Nga 500 milionët janë për masa emergjente për familjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kosova do të mund të llogaritë në 75 milionë euro mbështetje. Shqipëria, Maqedonia e Veriu nga 80 milionë euro, dhe Bosnja e Hercegovina 70 milionë, Mali i Zi në 30 milionë euro. Serbia mund të llogarisë në 165 milionë euro nga këto fonde.
Sa i përket pjesës tjetër, 500 milionë do të ndahen për programe investimeve afatshkurtra dhe afatmesme në vendet e rajonit.
Shtetet pjesëmarrëse të Samitit të BE’së – Ballkanit Perëndimor para takimit kanë nënshkruar edhe deklaratën e uljes së tarifave të romingut që nga 1 tetori i 2023’së./gazetametro.net