Loading…

Pako 3.2 miliardëshe e BE’së për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe rruga Prishtinë-Merdare

  • 26/02/2022 | 12:01

Pako 3.2 miliardëshe e BE’së për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe rruga Prishtinë-Merdare

Komisioni Evropian ka bërë publike të premten një paketë investimi prej 3.2 miliardë eurosh për të mbështetur 21 projekte të lidhjes në sektorët e transportit, dixhitalizimit, klimës dhe energjisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë pako investimi është përfshirë edhe proejkti për rrugën 27 kilometërshe nga Prishtina në Merdare, në kuadër të “Autostradës së Paqes”.


Kjo është paketa e parë e projekteve në kuadër të Planit ambicioz Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni në tetor 2020. Nga KE thuhet thuhet se këto projekte duhet të sjellin përfitime të prekshme për të gjashtë partnerët në rajon.

Paketa përfshin 1.1 miliardë grante të BE-së nga Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit 2021-2027 (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga anëtarët e BE-së dhe Norvegjisë dhe kredi të buta nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Paketa e shpallur do të drejtohet përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF),” është thënë nga Komisioni.

Në sektorin e transportit të qëndrueshëm është paraparë ndërtimi i lidhjeve të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore në rajon, duke përfshirë korridoret Mesdheu, Lindje-Perëndim dhe Rhein-Danub, si dhe korridori hekurudhor ndërmjet Shkupit dhe kufirit bullgar.

Këto projekte, theksohet, do të kontribuojnë në tregtinë rajonale, do të reduktojnë kohën e udhëtimit dhe do të nxisin një rritje të qëndrueshme ekonomike, si dhe do të sjellin përfitime të mëdha për qytetarët dhe kompanitë vendase në rajon.

Fokusi i projektit është rindërtimi i 27 kilometrave të rrugës nga Prishtina në Merdar, për të cilën është miratuar një investim prej 205 milionë euro. Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e “Autostradës së Paqes” që lidh Nishin, Merdarën dhe Prishtinën.

Projekti i dytë në fokus është ndërtimi i pjesës përfundimtare të korridorit hekurudhor mes Kumanovës dhe Bullgarisë me një investim prej 412 milionë euro.

Në fushën e energjisë së pastër është planifikuar zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe fokusi i projekteve është ndërtimi i një termocentrali diellor në Abani dhe korridori transballkanik i transmetimit të energjisë.

Korridori Trans-Ballkanik i Transmetimit të Energjisë Elektrike pritet të përdorë një investim prej 40.8 milion euro për të ndërtuar një linjë 84 kilometra nga Bajina Basta në BiH dhe Malin e Zi, sipas një dokumenti të lëshuar me një deklaratë të Komisionit.

Në fushën e mjedisit dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, bëhet fjalë për projekte të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza dhe thuhet se Mali i Zi dhe investimi prej 76 milionë euro për ndërtimin e një kapaciteti të tillë në Podgoricë.

Në sferën dixhitale, këto janë projekte për zhvillimin e infrastrukturës rurale me brez të gjerë, me qëllim që të gjithëve t’u mundësohet akses në internet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Evropian deklaroi se zbatimi do të fillojë së shpejti pas nënshkrimit të marrëveshjes me institucionet financiare ndërkombëtare, e cila pritet gjatë viteve 2022 dhe 2023.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se një lidhje më e mirë dhe më e qëndrueshme në rajon do të nxiste ekonominë, do të udhëheqte një tranzicion të gjelbër dhe dixhital dhe do të hapte shumë mundësi për qytetarët dhe kompanitë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë BE-në.

“Këto investime do të përshpejtojnë gjithashtu integrimin e rajonit, në përputhje me perspektivën e tij të qartë evropiane”, ka deklaruar Varhelyi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë