Loading…

Paketim të materialeve të riciklueshme në Vushtrri

  • 17/11/2016 | 18:13

Paketim të materialeve të riciklueshme në Vushtrri

Në qytetin e Vushtrrisë është inauguruar qendra për grumbullim, sortim e paketim të materialeve të riciklueshme, i cili do të ndikojë në rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë shëndetësor.

Projekti është mbështetur nga BE-ja me një grant prej 461 555 euro, raporton Ekonomia Online.Besa Zogaj-Gashi, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, fillimisht falënderoi financuesit e këtij projekti, si Bashkimin Evropian, Komunën e Vushtrrisë, por edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ajo tha se ky projekt do të ndihmojë dukshëm në fushën e menaxhimit të mbeturinave, porse do të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të kësaj ane, ngase do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se ky projekt do të ketë impakt jo vetëm për Vushtrrinë, por edhe për regjionin.

Ai tha se ministria që ai drejton do të angazhohet që të mundësojë krijimin e ndërmarrjeve sociale në të gjitha komunat e vendit.Për të realizuar këtë qëllim, ai tha se do të nxjerrin edhe një ligj.

Ky projekt, u mirëprit edhe nga ana e drejtuesve të Komunës së Vushtrrisë, por edhe nga qytetarët, të cilët tani e tutje do të jetojnë në një mjedis më të pastër. /ekonomiaonline

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë