Zgjedhjet për kryetar komune në Drenas kanë filluar në orarin e paraparë, fiks në orën 7:00, por është dashur të kalojnë rreth 15 minuta për t’u hedhur edhe vota e parë, në qendrën kryesore të votimit në shkollën “Rasim Kiqina”, në Drenas.
Në këtë vendvotim deri sa po kalon ora e parë nga hapja e votimeve kanë votuar vetëm tre persona.
Sipas gazetares së klankosova.tv që gjendet në këtë qendër votimi, deri tani është interesimi i vogël për të votuar, ndërsa procesi dhe mbarëvajtja po zhvillohen normalisht.
Vendvotimet mbyllën në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para jozyrtare pritet t’i kemi diku rreth mesnate.
Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur.